"Sa më i butë dhe i qeshur të jesh, aq më i ngjeshur je", DJ Vicky: Por dhe si përbindësh më shpifet vetja

"Sa më i butë dhe i qeshur të jesh, aq më i ngjeshur

Shumë i suksesshëm si DJ dhe me një sens humori që e karakte


rizon, Vicky tha se tipari i fundit ndodh që i prish dhe punë.

 

Në "Why Not" ai ndau eksperiencën e tij si drejtues në një kompani, duke treguar se me punonjësit butësia jo gjithmonë funksionon.

"Isha deri pak kohësh drejtor kreativ te një asgjenci komunikimi dhe reklamimi. Kisha 14-15 vjet në këtë kompani. Së fundmi me drejtu njerëz, me i këshillu, me drejtu punën. Unë jam tip që mundohem ta bëj punën e lehtë, me të qeshur se paniku dhe mërzitja nuk zgjidh asgjë. Por ndonjëherë kur je më i butë se duhesh fillojnë të hipin mbi qafë. Kështu ndodh në pjesën më të rëndomtë të jetës. Sa më i butë dhe i qeshur të jesh aq më i ngjeshur je. Mundohesh të ndërrohesh por kur ndërrohesh dhe kthehesh në një përbindësh më shpifet vetja. Të tjerët ditën e nesërme njësoj prapë. Kur jam me nerva jam shumë i mërzitshëm."

why not dj vicky

EMISIONET