Aksident i rëndë në Durrës, dy makina përplasen dhe njëra përfundon e përmbysur në rrugë

Aksident i rëndë në Durrës, dy makina përplasen dhe

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit, ku dy automjete janë përplasur në rrugën “Vllazërimi”.

Nga përplasja e fortë, njëra prej makinave ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.

Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes.

Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në aksident.

 

EMISIONET