Bremer lë para kohe pushimet dhe rikthehet te Juventusi

Bremer lë para kohe pushimet dhe rikthehet te Juventusi

Gleison Bremer është rikthyer dy ditë më herët se sa ishte planifikuar në qendrën stërvitore të Juventusit, Continassa, duke u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

Mbrojtësi brazilian, i cili vjen pas pjesëmarrjes me Brazilin në Kupën e Botës dhe pas lindjes së vajzës së tij të dytë, ka vendosur të shkurtojë pushimet për të nisur përgatitjet me skuadrën për sezonin e ri.

Juventusi po hyn në javën e tretë të fazës përgatitore, ku në program ka një ndeshje miqësore ndaj Nicës të premten, përpara nisjes së turneut veror në Azi dhe Oqeani.

Vendimi i Bremerit për t’u rikthyer më herët shihet si një sinjal i fortë për dëshirën e tij për të mbetur pjesë e projektit të Juventusit, pavarësisht ofertës së rëndësishme që raportohet se ka marrë nga Galatasaray.

Sipas raportimeve, klubi turk i ka ofruar mbrojtësit brazilian një kontratë me pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, por deri tani Bremer duket i përqendruar te vazhdimësia e tij me bardhezinjtë.

EMISIONET