Relike në kryqin e kurorëzimit/ Përfshihen dy copa druri të kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti

Një kryq i ri, i punuar posaçërisht për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, do të përmbajë fragmente druri që pretendohet se janë të kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Materiali ju njeh me detaje nga shërbesa e cerrmonisë fetare.

Relike në kryqin e kurorëzimit/ Përfshihen dy copa druri të

Dy copa të vogla druri, që pretendohet se janë fragmente të kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezusi do të përfshihen në një Kryq të ri, që do të përdoret në procesionin e kurorëzimit në Westminster Abbey. Reliket e atij që njihet si “Kryqi i Vërtetë” iu dhanë Mbretit Charles nga Papa Françesku, si dhuratë kurorëzimi. Ishte vetë Mbreti që goditi shenjën dalluese mbi argjendin e përdorur në kryq.

Në kryqin e punuar nga argjendari Michael Lloyd, janë shkruar fjalët e Shën Davidit, shenjtor mbrojtës i Uellsit. Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, i cili do të kryejë shërbesën më 6 maj, ka theksuar se zemra e kurorëzimit është një ceremoni fetare, duke e krahasuar atë me shugurimin e një prifti.

Keshtu gjatë ritit të vajosjes, Mbreti do të mbajë veshur një këmishë të thjeshtë të bardhë, në vend të "rrobave të statusit". Ky është një moment që nuk është parë më parë nga publiku dhe nuk ka qenë pjesë e mbulimit televiziv në kurorëzimin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth në 1953.

Ceremonia do të jetë një shërbim anglikan, por përfshirja e dukshme e një dhurate nga kreu i kishës katolike romake pasqyron se si do të përfaqësohen besimet e tjera

Relike të tilla të “Kryqit të Vërtetë” janë nderuar me shekuj, me pelegrinazhe të bëra në kishat ku mbahen. Por ka pasur gjithashtu skepticizëm në lidhje me vërtetësinë e tyre, dhe dyshime nëse ato mund të vijnë të gjitha nga një kryq i vetëm.

kurorëzimi besmira pelushaj jezu krishti mbreti charles iii

EMISIONET