CR7 tregon organet gjenitale kur i përmendin Lionel Messin (VIDEO)

Është bërë e modës që tifozët kundërshtarë ta provokojnë Cristiano Ronaldon në çdo transfertë në Arabinë Saudite dhe gjetja e tyre për të nervozuar luzitanin është shumë e thjeshtë, i kujtojnë rivalin e tij më të madh, Lionel Messin.
E kanë bërë një gjë të tillë vazhdimisht por gjatë javëve të fundit kanë rritur ndjeshëm frekuencën e thirrjeve për argjentinasin si armë për të sulmuar sulmuesin e Al Nassr.
???????????? .. إن لم يصدر قرار عاجل يبعد هذا المتغطرس ويحمي ابناءنا من هذه القذارة فعلى الدنيا .. السلام ..!!
— خالد بن عبدالله (@khalidalsahli6) April 18, 2023
#الهلال_النصر pic.twitter.com/PZVrkP1wnk
Humbja 2-0 mbrëmjen e djeshme ndaj rivalëve të Al Hilal e ka nervozuar jo pak portugezin që thirrjes provokuese të tifozëve i është përgjigjur duke vendosur dorën në gjenitale.

Një gjest aspak etik nga ana e CR7, i cili zhvilloi një ndshje të dobët dhe për më tepër tashmë është edhe më larg titullit pasi rivalët direkt janë shkëputur në krye me 6 pikë më shumë.

