"Nuk di të mbroj një mendim që nuk është i imi", Fatma Haxhialiu tregon se kur e kritikon veten

"Nuk di të mbroj një mendim që nuk është i

Moderatorja, Fatma Haxhialiu, në një intervistë për "Why Not" thotë se është një kritikuese e fortë ndaj vetes.

E kur bëhet fjalë për televizionin ajo thotë se dobësinë më të madhe e ka pasionin me të cilat mbron qëndrimet e saj në debate.

"Jam më e pasionuar sesa duhet në debatet që bëj në televizion sepse realisht i mendoj dhe i ndjej ato që them. Jam njeri emocional, jam dem. Nuk mund të bëj dot me sikur. Një nga vështirësitë që kemi pasur në tabelën tonë në "Goca dhe Gra" kanë qenë rastet që për hir të debatit një ose dy duhet të jenë kundër argumentit. Këtë nuk e bëja dot. Duhet të them mendimin tim se nuk di të mbroj një mendim që nuk është i imi. Këtë kompromis se bëj dot. Por kjo bëhet bezdi kur je në televizion, flet më me grykë sesa duhet apo i ndërhyn tjetrit. Nga kjo gjë duhet të tërhiqesh pak Fatma."

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

why not fatma haxhialiu

EMISIONET