"Qorre, hajdute ktheji lekët Mandit"- Silva Gunbardhi qan në mes të emisionit pas akuzave për miliona euro nga Mandi Nishtulla

Ky bashkëpunim me 623 milionë klikime erdhi mes Silva Gunbardhit, partnerit të saj Dafit dhe Mandi Nishtullës.

Mirë po, si pasojë e këtyre klikimeve, vinë shumë të ardhura lekësh nga "YouTube".

Pak muaj më parë, në një intervistë të dhënë për emisionin “Expuls” në RTV Ora përballë gazetarit dhe autorit të emisionit, Ronaldo Sharka, këngëtari akuzoi Silvën dhe Dafin se i ka vjedhur lekët e klikimeve, dhe sipas Mandit janë miliona klikime.

Silva vendosi të reagojë ekskluzivisht në emisionin Expuls duke ardhur me fakte. Silva solli fakte me kontratë duke vërtetuar se Silva merr vetëm 10% të fitimeve ndërsa 90% të tyre i merr kushëriri i Mandit, Alfred Sula i cili është dhe kompozitori i këngës.

Teksa tregonte kontratën, Silva u përlot disa herë duke treguar se e kanë prekur komentet e publikut.

Për më tepër, ndiqni videon e plotë:

 

EMISIONET