Pas ndarjes nga J.Lo, Jennifer Garner i sugjeron Ben Affleck të mos nxitojë në dashuri!

Jennifer Garner mendon se një periudhë larg lidhjeve romantike mund të jetë zgjedhja më e mirë për ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck, pas divorcit të tij nga Jennifer Lopez.
Sipas burimeve të cituara nga Page Six, Garner beson se Affleck ndodhet në një moment pozitiv të jetës së tij dhe duhet të fokusohet te vetja, familja dhe karriera, në vend që të nisë menjëherë një marrëdhënie të re.
“Jen mendon se mund të jetë e dobishme për Benin të bëjë një pushim nga takimet romantike. Ajo kujdeset shumë për të dhe dëshiron vetëm më të mirën për të,” tha një burim pranë aktores.
Megjithatë, Garner nuk synon të ndikojë në zgjedhjet personale të Affleck-ut dhe mbetet mbështetëse ndaj çdo vendimi që ai do të marrë në të ardhmen.
Ndërkohë, sipas një burimi tjetër, ylli i filmit Gone Girl nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë e një romance të re, edhe pse aktualisht mbetet i fokusuar te angazhimet profesionale dhe familjare.
Affleck vazhdon të bashkëprindërojë tre fëmijët e tij me Garner dhe, sipas burimeve, kjo mbetet prioriteti i tij kryesor pas përfundimit të martesës me Jennifer Lopez.
Divorci i Affleck-ut dhe Lopez-it u bë publik pasi këngëtarja paraqiti kërkesën për ndarje në gusht 2024, pikërisht në përvjetorin e dytë të ceremonisë së tyre martesore në Georgia. Çifti kishte ringjallur romancën e famshme vite pas ndarjes së parë në vitin 2004 dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2022.


