Para provës së madhe, Adriana Matoshi i nënshtrohet sot operacionit për heqjen e tumorit, ja çfarë i shkruan i dashuri

Para provës së madhe, Adriana Matoshi i nënshtrohet sot

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, pritet ti nënshtrohet gjatë ditës së sotme një operacioni për heqjen e tumorit në tru.

I dashuri i saj Keith ka bërë një postim prekës në Instagram teksa i ka uruar shërim të shpejtë.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që je për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që ke ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi sërish dhe të krijojmë më shumë kujtime të paharrueshme, te dua”.

Pak ditë më parë, aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi se i është kthyer tumori në kokë, sëmundje kjo me të cilën ishte përballur vite më parë.

Aktorja pas këtij lajmi ka marrë shumë mbështetje nga qytetarët e po ashtu nga njerëz të jetës publike në Kosovë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Keith Owen Groeneveld (@kidoisthename)

EMISIONET