Njihuni me Azoulé, “fshati i krokodilëve” në Burkina Faso, i cili tërheq turistë nga e gjithë bota!

Njihuni me Azoulé, “fshati i krokodilëve” në

Në Burkina Faso, fshati Azoulé është kthyer në një atraksion unik turistik, i njohur si “fshati i krokodilëve”, ku këta zvarranikë konsiderohen të shenjtë dhe mbrohen nga banorët vendas.

Sipas një legjende që daton rreth 500 vjet më parë, krokodilët në këtë zonë janë të lidhur ngushtë me jetën e komunitetit dhe trajtohen me respekt të veçantë nga banorët e fshatit, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Vagadugu.

Vizitorët që shkojnë në Azoulé kanë mundësinë të shohin nga afër krokodilët nën mbikëqyrjen e kujdestarëve lokalë, si dhe të bëjnë fotografi dhe t’i ushqejnë ata kundrejt pagesës. Në disa raste, turistët madje afrohen shumë pranë kafshëve, duke krijuar një përvojë të pazakontë turistike.

Ndërkohë, në një zhvillim të veçantë shkencor në Europë, në Poloni janë zbuluar mbetje fosile të një krokodili rreth 17 milionë vjeçar në minierën e qymyrit Belhatow. Sipas studiuesve, fragmentet e gjetura përfshijnë pjesë të kafkës, dhëmbëve dhe skeletit, duke sugjeruar se bëhet fjalë për një specie nga epoka e Miocenit.

Shkencëtarët polakë dhe çekë vijojnë analizat për të përcaktuar më saktë origjinën e fosilit, i cili konsiderohet një zbulim i rrallë për historinë paleontologjike të rajonit.

EMISIONET