Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare Lauren Bennett, zëri i hitit botëror “Party Rock Anthem”

Këngëtarja britanike Lauren Bennett është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të njohur në muzikën pop dhe dance.
Bennett u bë e famshme për pjesëmarrjen e saj në grupin GRL, si dhe për interpretimin në hitin ndërkombëtar “Party Rock Anthem” të LMFAO, një këngë që u kthye në një nga sukseset më të mëdha të muzikës pop në vitet e fundit.
Sipas të dhënave të mjekut ligjor në Kent, Angli, Lauren Bennett ndërroi jetë më 29 maj, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga ish-anëtaret e grupit GRL, të cilat ndanë një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“Me hidhërim të madh ndajmë ndarjen nga jeta të Lauren tonë të dashur. Zemrat tona janë të thyera dhe nuk mund ta shprehim me fjalë sa shumë do të na mungojë”, u shprehën ato.
Humbja e artistes ka prekur fansat dhe komunitetin muzikor, ndërsa shumë prej tyre kanë kujtuar kontributin e saj në skenën ndërkombëtare dhe energjinë që solli përmes muzikës së saj.


