Zarf në burg! Ja çfarë do të ndodhë me banorët “e burgosur” (Video)

Zarf në burg! Ja çfarë do të ndodhë me banorët

Vëllai i Madh me anë të një zarfi u ka bërë me dije të ‘burgosurve’, se do të kenë mundësinë  të përzgjedhin dy banorë të tjerë për t’i sjellë në burg, pa e ditur se cilët do jenë dy prej tyre që do të përzgjidhen për tu liruar nga burgu në mënyrë që të bëhët ky shkëmbim.

Ata do të bien dakord së bashku se cilin prej dy banorëve të burgosur do të lirojnë. Secili prej tyre do të mbajë fjalimin e tij duke shprehur arsyet pse ata duhet t’i lirojnë, ndërkohë që banorët në living do jenë duke i dëgjuar.

Por  ‘të burgosurit’ nuk mund t’i tregojnë banorëve të tjerë se cilin prej tyre  kanë përzgjedhur për ta dërguar në burg.

Për këtë shkëmbim, çmimit të madh do t’i shtohen pesë mijë euro.

Gjithashtu banorët jashtë burgut janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash dy prej tyre do të shkojnë në burg e ti bashkohen  katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.

Nëse banorët pranojnë, çmimit të madh do t’i shtohen dhjetë mijë euro, e nëse jo do humbasin dhjetë mijë euro të tjera.

E nëse ata do të dëshirojnë t’i shtojnë njëzet mijë euro çmimit të madh, duhet të shkëmbehen katër prej tyre me katër të burgosurit.

EMISIONET