Maluma së shpejti baba për herë të parë, poston videon e ëmbël ku zbulohet gjinia e bebit

Maluma së shpejti baba për herë të parë, poston videon

Me një video të ëmbël dhe shumë të papritur që sjell historinë e dashurisë me të dashurën e tij Susana Gomez, e shfaqur gjatë koncertit në Washington të turneut botëror “Don Juan Tour” Maluma njoftoi shtatzëninë e partneres së tij.

Ai i ka dedikuar Susan një këngë si një homazh i ëmbël për të dhe historinë e tyre të dashurisë, teksa videoklipi tregon çiftin, më të bashkuar se kurrë, dhe momentet e shtatzënisë së Susan , nga bebja tek ekografia, deri te zbulimi i gjinisë: të dy, në fakt, janë në pritje të një vajze.

Të dy kolumbianët, janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020, përpara se ta zyrtarizonin lidhjen përmes një postimi në Instagram gjatë periudhës së Krishtlindjeve të vitit 2021.

Këngëtari – emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias – dhe e dashura e tij, arkitekte dhe stiliste, gjithmonë i kanë mbajtur private detajet e marrëdhënies së tyre, pavarësisht daljeve të shumta publike, përfshirë darkat romantike dhe pushimet së bashku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

EMISIONET