Macet nuk janë aq të ftohta sa mendohej, studimi zbulon lidhje të forta emocionale me pronarët e tyre

Macet nuk janë aq të ftohta sa mendohej, studimi zbulon lidhje të

Macet mund të jenë shumë më të lidhura emocionalisht me njerëzit sesa besohej deri më sot. Një studim i publikuar në revistën shkencore Current Biology dhe i kryer nga studiues të Oregon State University zbuloi se shumica e maceve krijojnë lidhje të sigurta emocionale me kujdestarët e tyre, të ngjashme me ato të foshnjave dhe qenve.  

Gjatë eksperimentit, macet kaluan disa minuta me pronarët e tyre në një mjedis të panjohur, më pas mbetën vetëm dhe, në fund, u ribashkuan me ta.

Studiuesit vunë re se shumica e maceve shfaqnin qetësi dhe besim kur pronarët ishin pranë, ndërsa tregonin shenja të lehta stresi gjatë mungesës së tyre.  

Rreth 65% e maceve të studiuara u klasifikuan si të lidhura në mënyrë të sigurt me kujdestarët e tyre, një përqindje shumë e ngjashme me atë të vërejtur te foshnjat njerëzore.

Sipas studiuesve, gjetjet sfidojnë stereotipin se macet janë kafshë të ftohta dhe të pavarura, duke treguar se ato i shohin njerëzit e tyre si një burim sigurie dhe ngushëllimi.  

EMISIONET