Lekët e "Të ka lali shpirt", Mandi Nishtulla kërcënon Silva Gunbardhin. Këngëtarja: Nëse vazhdon do e ndjek ligjërisht

Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla tronditi rrjetin në një intervistë të dhënë për emisionin #Expuls në RTV Ora.

Mandi asokohë ndër të tjera akuzoi dhe Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin me të cilët ka bërë këngën "Të ka lali shpirt", kënga me e klikuar shqiptare.

Sipas Mandit, miliona euro fitime nga kënga i ka marrë Silva me Dafin e si pasojë artisti i muzikës tallava nuk kishte marrë asnjë fitim.

Por si është e vërteta?! Pas disa muajsh heshtjeje, Silva ka zgjedhur po emisionin #Expuls aty ku nisi gjithçka për t'i përplasur të vërtetën Mandit.

Me kontratën me vete, Silva nxrri zbuluar mashtrimin e Mandit. Kontrata vërtetonte se Silva merrte nga fitimet e "YouTube" vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% dhe 90% të tyre e merr Alfred Sula, kompozitori i kengës, njëkohesisht kushëriri i Mandi Nishutllës.

Silva ndër të tjera tha se Mandi i ka dërguar vazhdimisht mesazhe kërcënuese në celular në 12 PM. "Unë nuk do merrem se ku shkuan lekët e Mandit. Nëse vazhdon shpif për mua, do i regjistroj të gjitha dhe do merrem ligjërisht"- u shpreh ajo.

Ndiqni videon e plotë për më tepër:

 

EMISIONET