"Kur fola për Dean mu hodhën", Ronela Hajatin e ka zënë halli me Big Brother, ja kujt i uron fitoren

"Kur fola për Dean mu hodhën", Ronela Hajatin e ka

Përfshirjes në debatin për Big Brother Vip nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Ronela Hajati me komentet e herëpashershme në rrjetet e saj sociale.

Në lojën “tutti frutti” në "Why Not", këngëtarja tha se treçerekun i ka miq por njeriun që ka më afër në shtëpi është Dea.

Ronela Hajati: Unë e kam shumë problem punën e Bigut, treçekun atje i kam miq, i njoh. Të gjithë ata që njioh unë janë të gjithën kundër njëri-tjetrit. Unë një javë mbështes njërin, më shajnë këta të tjerët. Njeriun që kam më shumë shoqe atje brenda është Dea. Për Dean kur kam folur në fillim mu hodhën. Por secili flet nga prizmi i vet. Nuk mund të gjykojmë dot njerëz që janë brenda në një trysni që ne nuk e përceptojmë. Ne blejmë patatina, ulemi në shtëpi dhe e shohim. Ata e shohin komplet tjetër. I uroj suksese të gjithëve!

ronela hajati why not niko komani

EMISIONET