Kim Kardashian shkëlqen me kryqin e Princeshës Diana në gala LACMA, e bleu 197 mijë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 20:32
Ylli i reality shou, Kim Kardashian është shfaqur me një pamje mbresëlënëse në gala-në 2024 “LAMCA Art+Film” në Los Angelos.
Kardashian ka tërhequr vëmendjen e publikut me një fustan të bardhë dhe me një kryq të veçantë, që dikur e ka mbajtur Princeshë Diana.
Kim veshi gjithashtu një fustan me dekolte të hapur dhe vendosi kryqin, që e kishte blerë në një ankand të Sotheby’s vitin e kaluar për 197.453 dollarë, shumë që është dyfishi i vlerësimit të tij para ankandit.