Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni urthin
Nëse vuani nga urthi, nuk nevojitet shumë përshkrim. Është ajo ndjenjë veçanërisht e bezdisshme që gjoksi dhe fyti të digjen.
Urthi zakonisht shfaqet pas një vakti të rëndë dhe pikant, si dhe kur jeni shtrirë ose pini duhan menjëherë pas ngrënies. Urthi shkaktohet nga refluksi i acidit të stomakut në ezofag për shkak të relaksimit të sfinkterit të ezofagut, i cili normalisht mbyllet sapo të kalojë ushqimi. Por nëse ajo mbetet e hapur, atëherë ushqimi ngrihet nga stomaku dhe ju ndjeni një ndjesi djegieje në ezofag.
Bananet
Bananet qetësojnë simptomat e urthit duke lehtësuar ndjesinë e djegies të shkaktuar nga lëngjet gastrike, duke mbrojtur ezofagun e irrituar. Provoni të hani një banane për mëngjes dhe si meze të lehtë.
Xhenxhefil
Kjo rrënjë është një ilaç i shkëlqyer dhe i lashtë për shumë sëmundje të tretjes. Thjesht vendosni një lëvozhgë ose fërkoni pak xhenxhefil në ujë të valë për të bërë pijen më të mirë për urthin.
Qumësht bajame
Nëse pini një gotë qumësht bajame në mëngjes, do ta filloni ditën me më pak probleme me tretjen. Qumështi i bajames redukton urthin dhe ndihmon në përballimin e simptomave të pakëndshme.
Kopër
Mjafton të vendosni dy lugë çaji fara kopër me mjaltë në ujë të vluar, ta pini dhe do të zbuloni se simptomat e urthit do të fillojnë të zhduken.
Kefir dhe aloe
Për të qetësuar urthin thjesht përzieni një lugë çaji lëng aloe vera me pak kefir. Kjo përzierje mund të lehtësojë simptomat sepse lëngu nga bima e aloes redukton inflamacionin dhe shëron traktin gastrointestinal, dhe kefiri neutralizon acidin. Por mos e teproni me lëngun e aloes, pasi mund të shkaktojë diarre dhe dhimbje stomaku.