Këta janë emrat e 6 VIP-ave më të zëshëm të protestës për Zvërnecin

Këta janë emrat e 6 VIP-ave më të zëshëm të

Numri i qytetarëve që dalin në shesh për të kundërshtuar projektin miliardësh në Zvërnec, pas të cilit raportohet se qëndron familja Trump, po njeh rritje nga dita në ditë.

Kauza për mbrojtjen e zonës ka bërë që disa nga personazhet më me ndikim në vend të thyejnë heshtjen dhe të përdorin platformat e tyre për sensibilizim qytetar.

Influencerja Gerta Shino ka qenë aktive që nga dita e parë, pavarësisht distancës nga Norvegjia ku jeton. Ajo ka përdorur rrjetet e saj sociale për të denoncuar punonjësit e sigurimit që ushtruan forcë në Zvërnec, si dhe për të koordinuar detajet e marshimeve.

Nga bota e medias, gazetarja Dalina Buzi ka ngritur vazhdimisht pyetje mbi prapaskenat e kësaj marrëveshjeje. I zëshëm po tregohet edhe gazetari Blendi Salaj, i cili e cilëson këtë lëvizje si thelbësore për të ardhmen e fëmijëve, ndërsa të njëjtin qëndrim po mban edhe aktivistja Zhaklin Lekatari.

Një tjetër emër i angazhuar është influencerja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Rizarta Hoxha, e cila po u bën thirrje të rinjve të gjeneratës Z që t’u bashkohen tubimeve.

Ndërkohë, gazetarja Fatma Haxhialiu ka qenë fizikisht e pranishme në shesh, ku mori fjalën për të mbajtur një fjalim përballë protestuesve. Mbështetje publike përmes platformave të tyre kanë dhënë edhe moderatorët Fjoralba Ponari e Isli Islami.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për CNN se ky është një investim historik dhe eko-miqësor për turizmin elitar. Ai hodhi poshtë akuzat për favore politike, duke u shprehur se sulmet ndaj projektit vijnë për shkak të konkurrencës së ashpër në Mesdhe.

EMISIONET