Këngëtari i njohur "fluturon" me makinën, por nuk i shpëton policisë

Këngëtari amerikan, Liam Payne, i njohur si një nga këngëtarët që ka qenë pjesë e grupit "One Direction", nuk do të lejohet të drejtojë më makinën pasi u kap me shpejtësi tej normave të lejuara.
sipas autoriteve, mësohet se Payne ka qenë duke ecur me 43 km/orë, në një zonë ku duhet të ecësh me 30 km/orë.
Siç raportojnë mediat e huaja, atij i është marrë leja e qarkullimit rrugor dhe nuk do t'i lejohet të drejtojë makinën për gjashtë muajt e ardhshëm.
Gjithashtu, përveç marrjes së lejes, artistit i është vënë edhe një gjobë prej 293 paund.


