“Jepi vulën këtij muhabeti”/ Vesa Luma me kërkesë të veçantë për çiftin Kiara-Luiz

“Jepi vulën këtij muhabeti”/  Vesa Luma me

Së fundmi Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ka postuar në rrjetet e tyre sociale fotografi ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Fansat që po i prisnin me padurim këto postime nuk ua kanë kursyer pëlqimet dhe komentet e bukura.

Por jo vetëm ata, pasi edhe disa personazhet e njohur të ekranit i kanë uruar çiftit jetë të lumtur së bashku.

Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma, e cila ka qenë këto muaj përkrahëse e kolegut të saj. Mirëpo, duket se Vesa uron që çifti të bëhen sa më shpejt prindër, e madje u uron që të bëhen prindër të një vajze.

Sipas saj, kjo është mënyra më e mirë për të përmbyllur vitin dhe për t’i vënë vulën këtij muhabeti.

“Përmbylleni vitin tamam (me një gocë) dhe jepi vulën këtij muhabeti”- shkruan Vesa dhe komenti i saj ka marrë mbi 6000 pëlqime duke lënë të kuptohet se të gjithë ndjekësit janë dakord me mendimin e këngëtares.

EMISIONET