Jamie Foxx, në spital/ Aktori ndërpret xhirimet, pësoi një “komplikacion mjekësor”

Komediani amerikan, Jamie Foxx, prej një jave po qendron i shtruar në një spital në Gjeorgji për shkak të komplikaconeve shëndetëseore. Aktori mësohet se ka lënë setin e xhirimeve, dhe ëhstë nën kujdesin e mjekëve.

Jamie Foxx, në spital/ Aktori ndërpret xhirimet, pësoi një

Komediani amerikan, Jamie Foxx, po qendron I shtruar në një spital në Gjeorgji, gati një javë pasi vajza e tij zbuloi se aktori kishte përjetuar një "komplikacion mjekësor".

Vajza e tij Corinne Foxx ndau në Instagram javën e kaluar se babai i saj kishte përjetuar një incident të martën e kaluar, megjithëse ajo nuk specifikoi se çfarë ndodhi. Ajo shtoi në postimin e saj se për shkak të kujdesit që kanë treguar mjekët për të, babai i saj është “drejt shërimit”.

Të premten, mediat amerikane konfirmuan lajmin se 55-vjeçari ishte shtruar në spital dhe iu nënshtrua testeve mjekësore. Foxx ka qenë në Atlanta duke filmuar filmin e Netflix "Back in Action" me Cameron Diaz. Një burim I tha CNN se incidenti mjekësor nuk ndodhi në set dhe Foxx nuk u transportua me automjetin e urgjencës në spital.

Ndërkohë xhirimet janë “aktualisht duke u zhvilluar” dhe pritet të përfundojnë këtë javë, por nuk dihet nëse Foxx do të kthehet sërish në xhirime.

Eric Marlon Bishop, i njohur profesionalisht si Jamie Foxx, u bë gjerësisht i njohur për portretizimin e tij të Ray Charles në filmin biografik Ray të vitit 2004, për të cilin fitoi çmimin e Akademisë, BAFTA, Screen Actors Guild Award, Critics' Choice Movie Award dhe Golden Globe Award për aktorin më të mirë.

besmira pelushaj jamie foxx

EMISIONET