Karnavalet e Nartës/ Tradita qindra vjeçare ende ruhet nga të rinjtë e fshatit

Në fshatin e Nartës në Vlorë janë mbajtur karnavalet e përvitshme atje. Tradita qindra vjeçare edhe ruhet nag të rinjtë, të cilët janë të pakët për shkak të emigracionit. Simbol i festës është largimi i së keqes, me shpresën e në të ardhmeje më të mire, ndërsa banorët shprehen se kjo festë do të ruhet edhe për vitet e ardhshme.

Të veshur me rroba që i kanë rezistuar kohës, banorët e Nartës mbushën rrugët e fshatit!

Ata po festojnë karnavalet, të cilat nisin një ditë pas Natës së Pashkës ortodokse dhe zgjasin tre ditë.

Të rinj e të moshuar iu bashkuan festës që daton prej qindra vites!

“Kemi shumë vite, me qindra vite që e festojmë”, thotë një banor.

“Ka shumë dekada që festohet” thotë një i ri i zonës.

“Është trashëgimi nga të vjetrit e fshatit, dhe është kultura më e mirë në të gjithë botën”, thotë një i moshuar.

“Mos ta humbasim këtë traditë: me 5 veta, me aq të bëhet!”, thekson një tjetër banor

Banorët e zonës thonë se numri i pjesëmarrësve është ulur ndjeshëm për shkak të emigrimit.

“Atëherë bëheshin karnavale me 36 veta, çdo 5 veta me kostumin e tyre. Tani janë shumë më pak”, rrëfen një tjetër banor.

Simbol i festës është largimi i së keqes, me shpresën e në të ardhmeje më të mirë.

Disa prej emigrantëvë i janë bashkuar festës!

“Unë kam vajzën që është në Greqi dhe sot është në punë. Ndërsa vajza tjetër erdhi”, thotë banori.

Karnavalet në Nartë kanë nisur që prej ditës së djelë, ndërsa festimet do të përfundojnë të martën.

edi ruçi karnavalet nartë

EMISIONET