Harry Styles në krye të listës së yjeve më të pasur në Britani, e pason Dua Lipa
Harry Styles është shpallur ylli më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 30 vjeç për të dytin vit radhazi me një pasuri prej 175 milionë funte.
Sipas Heat’s Rich List, Dua Lipa është në vendin e dytë me 82.5 milionë funte, ndërsa Niall Horan është në vendin e tretë me 60.4 milionë funte.
Harry Styles theu shifrën prej 150 milionë funtesh për herë të parë në vitin 2023 falë “Love On Tour” të tij, i cili fitoi 508 milionë funte.
Suksesi i tij muzikor mbështetet gjithashtu nga një marrëveshje me pesë filma me Marvel për të luajtur Eros Starfox.
Harry Styles is named the UK's richest young star with a fortune of £175M while nepo baby Brooklyn Beckham's wealth reaches £10M https://t.co/RSBNC3vsdd pic.twitter.com/SSoOQ9R0fK
— Daily Mail Online (@MailOnline) October 31, 2023
Siç raporton Daily Mail, ai gjithashtu ka një karrierë të suksesshme modelingu me një marrëveshje prej 8 milionë funtesh me shtëpinë e famshme “Gucci”, ndërsa promovon edhe linjën e tij të kujdesit të lëkurës ‘Pleasing’.