FOTO/ Selin Bollati uron Ardit Gjebrean për ditëlindje: “Përjetë mirënjohëse që Zoti më solli tek ti!”

Fituesja e edicionit të pestë të BBVA-së, Selin Bollati, ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për ditëlindjen e moderatorit dhe artistit të njohur Ardit Gjebrea ditën e djeshme.
Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi nga “Kënga Magjike”, ku ata kanë bashkëpunuar si prezantues, Selin ka shprehur fjalë të ngrohta mirënjohjeje dhe dashurie për Gjebrean.
“Gëzuar Ditëlindjen Ardit! Sa dashuri mban zemra ime për ty, këtë as nuk e përshkruaj dot, as fjalë mjaftueshëm nuk ka… Përjetë mirënjohëse dhe absolutisht me shumë fat që Zoti më solli tek ty. Festofsh 100-ra ditëlindje të tjera, Mentor! @arditgjebrea”, ka shkruar ajo.

Urimi i saj ka tërhequr vëmendje në rrjet, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit dhe fansat e të dyve.
Kujtojmë se Selin Bollati po shijon gjithashtu një lidhje dashurie me Gimbon, të cilën e nisi gjatë kohës së pjesëmarrjes në reality show.

