FOTO/ Juliana Nura feston ditëlindjen, teksa ndan mesazhin e fortë për jetën dhe fuqinë e gruas!

FOTO/ Juliana Nura feston ditëlindjen, teksa ndan mesazhin e fortë

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 36-të, duke e shënuar këtë ditë të veçantë me një postim emocional në rrjetet sociale.

Përmes disa fotografive artistike të publikuara në Instagram, ku shfaqet në pritje të një fëmije, ajo ka ndarë me ndjekësit një reflektim të thellë mbi jetën dhe transformimin e saj personal.

Juliana shprehet se këtë vit ndihet më e plotësuar se kurrë më parë, duke e përshkruar veten si një grua që ka arritur të gjejë forcën dhe pavarësinë e saj.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se është krenare për rrugëtimin që ka bërë, duke u shprehur se sot ndihet si “gruaja që dikur e ëndërronte të ishte”, e lirë për të jetuar pa kufizime dhe pa frikë nga gjykimi i të tjerëve.

FOTO/ Juliana Nura feston ditëlindjen, teksa ndan mesazhin e fortë

Nura gjithashtu ka ndarë një mesazh motivues për gratë, duke theksuar rëndësinë e thyerjes së tabuve dhe hapjes së rrugës për brezat e ardhshëm, në mënyrë që ato të rriten më të forta dhe më të vetëdijshme për veten.

Postimi i saj ka marrë shumë reagime pozitive dhe urime nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe mesazhin frymëzues.

EMISIONET