Çfarë po ndodh mes çiftit? Ja si është e vërteta e Sarës dhe Ledrit

Çfarë po ndodh mes çiftit? Ja si është e

Ditët e fundit çifti i njohur i showbizzit, Ledri dhe Sara, kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, kjo pasi shumë situata kanë ndodhur në jetën e tyre.

Puthja e Sarës në filmin "Në kuadër të dashurisë" dhe refuzimi i saj për të treguar ç'i tha Ledri,  mungesa e një postimi mbështetjeje nga ana e Ledrit për filmin e parë të partneres, mungesa e reperit në premierën e filmit në Tiranë dhe gjithashtu mungesa e tij në Prishtinë, të gjitha na bënë të dyshojmë se ka një krizë mes çiftit.

Ledri nuk ka preferuar të flasë, as Sara po ashtu, megjithatë sipas "Iconstyle", ata në fakt shkojnë për bukuri me njëri-tjetrin dhe mesa duket kjo është thjesht një zgjedhje e tyre për pak show mediatik.

Sara dhe Ledri po kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga vetja dhe çfarë shet më shumë sesa një "dramë në çift?"

"Iconstyle” shton se gjatë fundjavës, Sara dhe Ledri janë parë së bashku në makinë në Tiranë, shumë të qetë dhe të afërt me njëri-tjetrin.

EMISIONET