Kryeministri Rama për thirrjen e protestuesve: Më ekzalton. Shihemi nesër, do ndaj reflektimin tim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të qeverisë.

Në sfond të videos dëgjohen protestuesit që thërrasin “Rama, jepe dorëheqjen”, ndërsa kreu i qeverisë shprehet se kjo është kënga e tij e preferuar.

“Përshëndetje. Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama.

EMISIONET