Dhelpra e rrallë ‘arratiset’ nga pronari në MB, autoritete thirrje qytetarëve: Nëse e shihni, mos iu afroni

Dhelpra e rrallë ‘arratiset’ nga pronari në MB, autoritete

Një dhelpër e zezë është parë në rrugë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos i afrohen.

Banorët në Vale of Glamorgan, Uells, e panë atë mëngjesin e djeshëm pasi u ‘arratis’ nga pronari i saj.

Dhelprat e zeza, të cilat nuk janë endemike në Mbretërinë e Bashkuar dhe tepër të rralla, e kanë origjinën nga Amerika e Veriut, ku një në dhjetë dhelpra është e zezë.

Dhelpra besohet të jetë e zbutur dhe madje mund t’u afrohet njerëzve, por sipas autoriteteve kjo nuk duhet që të lejohet, për arsye sigurie.

EMISIONET