Luizi i kërkon banorëve të injorojnë Efin që të ketë fundin e Oltës

Luizi i kërkon banorëve të injorojnë Efin që të

Luizi ka nisur një luftë të ftohtë me Efin dhe shkaku ishte Kiara. Ai jo vetëm ka zgjedhur të mos e besojë,por do ta godasi derisa ta ‘detyrojë’ të braktisë lojë, siç pretendon se bëri me Oltën.

Meritat për daljen e saj ai i pretendon të tijat pasi injorimi që ai i bënte duke mos i folur, e detyroi(gjasme) aktoren të linte lojën përgjysëm.

Egoizmi arrin deri aty sa i thotë Kiarës se nëse ajo do, ai e nxjerr Efin brenda ditës,duke injoruar publikun dhe vetëshpallur “Zot” I kësaj loje.

Dhe këtë strategji ka edhe me Efin,i cili dëshiron ta izolojë dhe të mos ketë askënd për të folur e si pasojë të ikë.

E çuditshme se si një lojtar kaq i madh është zënë gjithmonë me femra dhe ka goditur vetëm femra dhe ka dashur të nxjerrë nga shtëpia vetëm femra si Oltën, Antonelën, Tean, Efin, Nitën, Diolën.

Ai ju ka thënë gjithë banorëve të mos i flasin dhe ja kërkon edhe Deas me Kristit por ky i fundit thotë se nuk dëshiron ta zhysë më shumë duke parë gjëndjen jo të mirë të Efit.

EMISIONET