Vorpsi: Rama 33 vjeç magjepsi ajkën e Parisit, ishte më mashkullori, parizienët janë më femërorë

Shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi në rubrikën “Një Grusht Librash” nga Beti Njuma në RTV dha një intervistë ndryshe dhe të pazakontë mbi krevatin e dhomës së saj të hotelit.

Vorpsi tha se Edi Rama njohu vetëm ajkën e Parisit dhe se magjepsi burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, pasi parizienët janë më femërorë.

Vorpsi: Kur thashë se Edi magjepsi Parisin, Alban Dudushi tha pse gjithë Parisin takoi ai, një pyetje jashtë mase budallaqe. Objektivisht nuk takohet e gjithë Tirana, por Edi në ato vite nga puna e arti që bënte, nga letërsia dhe filozofët që ai lexonte jo vetëm që nuk njohu gjithë Parisin, por Edi njohu vetëm ajkën e Parisit dhe  magjepsi burrat dhe gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, sepse francezët janë shumë femërore, të imët e të vegjël.

Do të kisha shumë dëshira ta thoja se kjo ishte shumë e vërtetë sepse ai ishte aso kohe 33 vjeç. Dhe doja të thoja se Edi ka magjepsur Shqipërinë, Shqipëria e ka zgjedhur për herë të tretë kryeministër, 2 herë e ka zgjedhur në bashkinë e Tiranës. Kush e zgjodhi Edi Ramën, Franca apo Italia? Shqiptarët vetë e zgjodhën.

EMISIONET