Dating app burnout: ja cikli i lodhjes emocionale nga aplikacionet e takimeve...

Dating app burnout: ja cikli i lodhjes emocionale nga aplikacionet e takimeve...

Përdorimi i aplikacioneve të takimeve po shfaq një model të përsëritur tek shumë përdorues: fillim me shpresë, ndjekur nga lodhje emocionale, frustrim dhe ndjesi vetmie. Studiuesit e përshkruajnë këtë fenomen si “dating app burnout”.

Rasti i një përdorueseje 29-vjeçare tregon këtë cikël: pas një periudhe pa aplikacione, ajo u rikthye me shpresën se gjërat do të kishin ndryshuar, por shumë shpejt u përball me mbingarkesë bisedash, presion për të qenë interesante dhe ndjesinë e lodhjes së vazhdueshme.

Sipas ekspertëve, ky cikël përfshin tre elemente kryesore të burnout-it: lodhje emocionale, cinizëm ndaj personave në aplikacion dhe ndjesi joefikasiteti, ku përdoruesit besojnë se asgjë nuk po funksionon.

Studime të shumta tregojnë se përdoruesit e aplikacioneve të takimeve raportojnë nivele më të larta ankthi, depresioni dhe vetmie krahasuar me ata që nuk i përdorin. Efektet janë edhe më të forta tek personat që tashmë kanë vështirësi emocionale.

Studiuesit theksojnë se, ndonëse aplikacionet synojnë të lehtësojnë njohjet mes njerëzve, përdorimi i vazhdueshëm mund të krijojë një cikël “hyrje-dalje” që rrit lodhjen dhe ul kënaqësinë në procesin e njohjes.

Megjithatë, ekspertët shtojnë se problemi nuk qëndron vetëm te teknologjia, por edhe te mënyra si ajo amplifikon vështirësitë ekzistuese të takimeve romantike në jetën moderne.

EMISIONET