Binjaku: Dh*na në familje, një pl*gë e thellë që po përshkallëzohet në shoqëri

Binjaku: Dh*na në familje, një pl*gë e thellë që po

E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ishte sociologia Entela Binjaku, e cila shprehu shqetësimin për rastet e dhunës në familje dhe krimeve me bazë gjinore, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me shkaqet e thella që çojnë në këto tragjedi dhe të punojë për t’i parandaluar ato.

" Dua t'i uroj shërim të shpejtë zonjës dhe të shpresojmë që kjo ngjarje të jetë e fundit, sepse nuk është e lehtë të flasësh për ngjarje që kanë në qendër krimin në familje, dhunën brenda familjes, dhunën me bazë gjinore, gjininë që dhunohet më shumë.

Dhe direkt mendja të shkon te kjo mori arsyesh që përbëjnë shkaqet që mund t'i çojnë familjet, qofshin ato edhe shumë të reja, të sapondërtuara, që shkojnë drejt një konflikti kaq të lartë sa mund të përshkallëzohet deri në përdorimin e armës, qoftë asaj të ftohtë, qoftë asaj të zjarrit. Me të drejtë njerëzit ngrenë vazhdimisht pyetje: si ka mundësi, si mund të shkojë njeriu deri këtu?

Si është e mundur, për shembull, që një burrë apo një bashkëshort arrin të kryejë një krim të përmasave të paimagjinueshme ndaj njeriut që me zemër e ka zgjedhur, me të cilin ka ndërtuar një projekt afatgjatë për veten, për të cilin ka thurur me siguri shumë ëndrra në vazhdimësi dhe diçka e bukur dikur i ka lidhur", u shpreh Binjaku.

EMISIONET