Hija mafioze e kompanisë së call centrave Assist Digital në Tiranë. Kush fshihet pas Enrico Donati dhe pse nuk deklarohet pronari përfitues?

Kompania Assist Digital (L52317008R), themeluar 10 vite më parë, rezuton mes ndërmarrjeve kryesore që operon në fushën e call centrave, konsulencës dhe teknologjisë, me rreth 1.8 mijë punonjës.
Kompania duket se ushtron aktivitetin në Tiranë jo vetëm për shkak të kostos së ulët të forcës punëtore, por edhe për të përfituar nga një shtet rrumpallë dhe lehtësisht të korruptueshëm.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një ligj për regjistrin e pronarëve përfitues që në vitin 2020. Duke i konsideruar ligjet e shtetit shqiptar si formalitete dhe rrumpallhane, kompania e call centrave ka vendosur t’a sfidojë këtë ligj, duke mos e deklaruar pronarin përfitues.
Ligji ngarkon QKB-në që të detyrojë kompaninë të deklarojë pronarin përfitues, por rasti i hetimit të organizatës kriminale Bankers tregoi se sa lehtë blihet QKB-ja për të shkelur ligjin.

Në vend të pronarit përfitues, kompania Assist shpk ka deklaruar shtetasin italian Enrico Donati, 66 vjeç, i cili është përfaqësuesi më i lartë i kompanisë. Ky deklarim i përçudnuar është pranuar nga QKB-ja, e cila del zbuluar në shumë dosje të SPAK-ut.
Shoqëria Assist shpk me administratorë Evis Karandrea, Riccardo Recco dhe Gianluca Fulciniti është në pronësi të kompanisë të kompanisë italiane Assist Digital Spa, themeluar në vitin 2002, me seli në Milano, Via Inganni Angelo, 93.
Po pse shoqëria Assist nuk e deklaron pronarin përfitues siç e parashikon ligji? Pse e sfidon ligjin shqiptar? Çfarë përfaqëson në të vërtetë Enrico Donati? Mos vallë ekspozimi i pronarit përfitues hap perde të tjera?
Krahas fshehjes së pronarit fundor, kompania e call centrave Assist shpk ushtron pjesërisht aktivitetin në vende të ndaluara dhe të rrezikshme për jetën e punonjëve. Për sigurinë në punë Shqipëria ka ligje, ka Inspektoratin Shtetëror të Punës, strategji dhe rregulla, por të gjitha në letër, pra një rrumpallhane.
Me sa duket, Enrico Donati është përshtatur shpejt, duke ‘u lyer rrotën’ institucioneve publike që duhet t’i rrethonin me shirit vendet e ushtrimit të aktivitetit.
Përpos ekspozimit ndaj rrezikut fizik në punë dhe problemeve me dëgjimin, të drejtat e punonjësve të kompanisë italiane në Shqipëri shkelen sistematikisht, duke u kthyer në normë, me kontrata skandaloze.
Ka disa indicie që ngrenë dyshime që kompania është përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme, devijim fitimesh dhe shmangie taksash. / Marrë me të njëjtin titull nga "Prapaskena.com"


