Si t’i dalloni gënjeshtarët/ 10 shprehje që i tradhtojnë më shpesh

Si t’i dalloni gënjeshtarët/ 10 shprehje që i

Shumica e njerëzve janë më të sinqertë nga sa mendohet, përveç disa “gënjeshtarëve të shpeshtë”, sipas një studimi të vitit 2022.

Njeriu mesatar mund të thotë ndonjë gënjeshtër të vogël për të mos lënduar dikë ose për të dalë mirë në sy, por gënjeshtarët patologjikë janë më të fokusuar te ndjenja e epërsisë dhe kënaqësia e manipulimit. Edhe pse është e vështirë të kuptosh kur dikush po ndërton histori të rreme, shpesh ata përdorin disa shprehje tipike që i tradhtojnë.

Më poshtë janë disa nga frazat që përdorin më shpesh njerëzit që gënjejnë shumë:

 1. “Kush do ta sajonte diçka të tillë?”

Kur dikush gënjen, shpesh përpiqet të paraqitet sikur ideja që ai të shpikë diçka është absurde. Në realitet, kjo përdoret për të zhvendosur vëmendjen dhe për të shmangur përgjegjësinë.

 2. “Ti më njeh mua”

Kjo shprehje përdoret për të shmangur pyetjet dhe për ta kthyer fajin tek tjetri. Personi përpiqet të krijojë ndjesinë se vetë dyshimi është i gabuar.

 3. “Unë nuk e kam thënë atë”

Një formë klasike e manipulimit ku dikush mohon fjalët e veta për të krijuar konfuzion dhe për të vënë në dyshim kujtesën e tjetrit.

 4. “Nuk është ndonjë gjë e madhe”

Gënjeshtarët shpesh minimizojnë situatën për të shmangur përgjegjësinë dhe për të ulur rëndësinë e asaj që kanë bërë.

 5. “Nuk e kam pasur atë qëllim”

Kjo përdoret si justifikim edhe kur veprimi ka qenë i qëllimshëm, duke u përpjekur të zbutet perceptimi i gënjeshtrës.

 6. “Kjo ka ndodhur vërtet”

Kur historitë e tyre duken të pabesueshme, ata shpesh e theksojnë me forcë që gjithçka është e vërtetë, si një mënyrë për të bindur të tjerët.

 7. “Duhet të më falenderosh”

Kjo shprehje lidhet me një qëndrim mbrojtës dhe nevojë për vëmendje, duke e kthyer situatën në favor të vetes.

 8. “Këtë desha të thoja”

Përdoret kur kapen në mospërputhje, duke u përpjekur të rregullojnë versionin e historisë pa pranuar gabimin.

 9. “Nejse/Varja”

Një reagim i ftohtë dhe shpërfillës kur dikush i konfronton, shpesh për të shmangur diskutimin e mëtejshëm.

10. “Si guxon të më vësh në dyshim?”

Kjo është një mënyrë për të kthyer presionin tek tjetri dhe për të shmangur llogaridhënien, duke e bërë veten viktimë të situatës.

EMISIONET