Anne Hathaway shfaqet me barkun e rrumbullakosur në New York/ Aktorja në pritje të fëmijës së tretë (FOTO)

Anne Hathaway ka tërhequr vëmendjen në New York me paraqitjen e saj elegante, teksa mbërriti në xhirimet e emisionit “Late Night with Seth Meyers” për promovimin e filmit të ri “The Odyssey”.
Aktorja 43-vjeçare u shfaq me një fustan të bardhë prej mëndafshi, i cili vinte në pah barkun e rrumbullakosur, ndërsa paraqitja e saj u komentua për stilin elegant dhe të thjeshtë.
Hathaway e kompletoi pamjen me flokë të stiluar me onde të lehta, aksesorë elegantë dhe një grim natyral.
Dalja e saj publike vjen në një periudhë të veçantë për aktoren, e cila së fundmi bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të tretë.
Krahas lajmit të familjes, Hathaway po përgatitet për premierën e filmit epik “The Odyssey” të regjisorit Christopher Nolan, ku interpreton rolin e Penelopës, bashkëshortes së Odiseut, personazh që luhet nga Matt Damon.
Filmi pritet të mbërrijë në kinematë botërore më 17 korrik.
Pas pjesëmarrjes në emision, aktorja ndau me ndjekësit një moment nga New York-u, ku tregoi kalin gjigant të Trojës të vendosur pranë vendit ku u zhvillua premiera e filmit. “Shikoni kush është këtu në rrugë. Jemi kudo”, u shpreh ajo me humor.
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack. Tashmë familja e tyre pritet të zgjerohet me ardhjen e fëmijës së tretë.
View this post on Instagram


