Albumi i ri i Bebe Rexhës bëhet i pesti më i dëgjuari në botë aktualisht
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë në karrierë, të vetëttiulluar “Bebe”.
Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton.
Menjëherë pasi ka dalë në shitje, albumi i artistes shqiptaro-amerikane ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës.
Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes.
E lumtur për suksesin, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Twitter një njoftim të këtij suksesi, duke qenë falënderues ndaj të gjithë atyre që po e mbështesin albumin e saj të ri.
“Bebe” iu pason dy albumeve të mëparshme në karrierën e Bebe Rexhës, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018.
???? ???? ALBUMS ON ???? ITUNES
— World Music Awards (@WORLDMUSICAWARD) April 29, 2023
1⃣First Two Pages of Frankenstein - #TheNational
2⃣D-DAY - #AgustD
3⃣72 Seasons - #Metallica
4⃣That Feels Good - #JessieWare
5⃣Bebe - Bebe Rexha
6⃣Blood Orange - #FreyaRidings
7⃣Electric Sun - #VNVNation
8⃣25 - #Adele
9⃣Damn Love - #KipMoore
????Random… pic.twitter.com/S06aOLHiYl