Alarmi i nutricionistëve: Mediat sociale, një faktor në çrregullimin e të ngënit tek adoleshentët

Mediat sociale përfaqësojnë një faktor shumë të fuqishëm në përhapjen e çrregullimeve të të ngrënit, shkruan rainews.it.
Ndërsa më parë ishin faqet e internetit ose blogjet, të cilat ishin pak a shumë të identifikueshme lehtë, tani kanalet përmes të cilave të rinjtë mund të qasen në informacion rreth metodave të rrezikshme të humbjes së peshës “janë shumëfishuar”.
”Shumë plikacione të numërimit të kalorive dhe të shpenzimit të energjisë tani janë të arritshme për të gjithë, duke përkeqësuar efektin negativ të mediave sociale në vetëvlerësim, thekson psikiatrja dhe psikoterapistja Laura Dalla Ragione me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Çrregullimet e të Ushqyerit.
“Lidhja midis çrregullimeve të të ngrënit dhe kohës së kaluar në mediat sociale ka qenë subjekt i disa studimeve, të cilat tregojnë se përdorimi problematik i mediave sociale shoqërohet me uljen e vetëvlerësimit dhe kënaqësisë, ndryshimet në imazhin e trupit, një rritje të simptomave depresive, përvetësimin e idealeve të dobësisë dhe monitorimin e trupit. Koha e kaluar në mediat sociale dhe zhvillimi i çrregullimeve të të ngrënit, pra, duken të lidhura fort”, shpjegon Dalla Ragione.
Eksperti më pas theksoi se vetëdëmtimi është “rritur ndjeshëm” në çrregullimet e të ngrënit, duke përbërë 60% të rasteve. Për më tepër, 30% e atyre me çrregullime të të ngrënit janë të mitur, duke konfirmuar trendin e uljes së moshës, dhe është raportuar një rritje e ndjeshme e gjinisë mashkullore.
“Këto çrregullime nuk prekin më vetëm gratë dhe 20% e pacientëve midis moshës 12 dhe 17 vjeç janë meshkuj”, thekson ajo.
”Arsyeja është e lidhur me ndryshimin e marrëdhënies me trupat e tyre midis të rinjve, e cila është bërë një burim shqetësimi edhe për ta. Midis viteve 2020 dhe 2021, qasja në mjediset e trajtimit në komunitet dhe spitalor për të rinjtë u rrit katërfish. Karantina ka të ngjarë të ketë nxjerrë në dritë një vuajtje më të fshehur, atë të burrave”, thjerkso ajo.


