Lideri i Hamasit mbështet armëpushimin

Lideri i Hamasit mbështet armëpushimin

Lideri i Hamasit në mërgim, Khaled Meshaal, në ditën e tretë të vizitës së tij të parë në Gaza,mbështeti vazhdimin e armëpushimit mes grupit palestinez militant dhe Izraelit.

Duke folur në Universitetin Islamik në qytetin e Gazës, Meshaal tha se "Rezistenca është baza, por ndonjëherë ne biem dakord për armëpushim, ndonjëherë ne përshkallëzojmë me mënyra të ndryshme, ndonjëherë me hedhjen e raketave, ndonjëherë këtë nuk e bëjmë”.

Ai përsëriti thirrjen për përpjekjet për të zbatuar një marrëveshje të bllokuar mes Hamasit dhe rivalit palestinez, Fatah.

Një ditë më parë, ai tha se Hamasi nuk heq dorë nga asnjë pëllëmbë e Palestinës.

EMISIONET