Lezhë, familjet rome në kushte të mjerueshme në mes të acarit
Miliarda lekë për të ndryshuar fasada dhe asnjë qindarkë për të ndihmuar familjet në nevojë. Janë dhjetëra familje rome dhe egjiptiane, të cilët jetojnë në baraka në qendër të Lezhës.
Temperaturat e ulëta dhe mungesa e ngrohjes në këto baraka ua kanë vështirësuar jetesën, sidomos fëmijëve të cilët ndiejnë më shumë problemet prej të ftohtit.
Këta banorë të komunitetit rom, janë vendosur në këtë zonë të qytetit të Lezhës që sot njihet si “blloku 11.2 hektarë”, e ndërsa rreth tyre lulëzojnë pallate shumëkatëshe e rrugë në ndërtim, këto baraka kanë të njejtën pamje prej vitesh.
