Le Great: Evra është lideri i ekipit

Le Great: Evra është lideri i ekipit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, ka lavdëruar ndikimin e Patrice Evras në fitoren e gjelave kundër Bjellorusisë me rezultatin 4:2 të Martën.

Djemtë e Didier Deschamps, dy herë barazuan rezultatin por në pjesën e dytë përmes një loje të bukur siguruan një fitore të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Botëror. Franck Ribery, i cili shënoi dy gola, pas lojës tregoi se fjalimi i mbrojtësit të United frymëzoi lojtarët që të fitonin lojën.

"Nuk isha aty, por sidoqoftë dëgjova se Evra edhe pse nuk e filloi ndeshjen nga minuta e parë, ishte i afërt me shokët e skuadrës gjatë pushimit. Ai i bindi me fjalimin e tij, i cili ishte shumë i rëndësishëm në ato momente", tha Le Graet.

Më pas ai shtoi se Deschamps është gjithashtu një faktor kyç në suksesin e gjelave.

"Didier ndryshoi sistemin. Pas asaj që ndodhi vite më parë, ne e dimë se Evra e do shumë kombëtaren e tij. Ai kombëtaren e ka në gjakun e tij dhe dëshiron që ajo të ketë sa më shumë sukses".

Franca mundi Bjellorusin, por nuk ka arritur ende të kualifikohet. “Gjelat” me Deschmaps në krye të ekipit, janë më të organizuar dhe kanë një skuadër më të frikshme, falë edhe Frenk Riberi që për momentin është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Talenti i Pogba, apo kualiteti i lojës së Nasri apo edhe aftësia sulmuese e Benzema janë një garanci për sukses.

EMISIONET