Rama ndryshon Kushtetutën me opozitën e re, hiqen koalicionit: Ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë

Me 106 vota pro dhe 10 kundër kryeministri Edi Rama kaloi në Kuvend me opozitën e re ndryshimet kushtetuese në ditën e fundit të këtij sesioni parlamentar

Me ndryshimet kushtetuese, hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore.

PS nuk e pati të vështirë të gjendte votat për ndryshimet kushtetuese nga opozita e re në parlamet edhe pse nuk pati dakordësinë e PD e LSI-se në këshillin politik as të presidentit Ilir Meta, apo dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ndryshimet të ishin konsensuale.

Mesazhin e kësaj dite Rama e dha përmes kravatës ku shkruhej "Revolucion"

"Ata që kanë votuar sot këtu të jenë të bindur që kanë bërë gjënë e duhur ndërsa ata që nuk kanë votuar u them se kanë penguar zbatimin më të mirë të parimit të sistemit propocional rajonal, kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kanditatëve. Kanë penguar përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament, kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të tëgjithëve bashkë. Pas pak nga numerimi i votave do te dale qe treni me vagonat fantazem ka ikur ne lume dhe hapja e listave per zgjedhjen e deputetit eshte reale. " u shpreh Rama në fjalën e tij në Kuvend.

Pasi u sigurua për votat Rama doli edhe kundër SHBA. Me tone të larta i tregoi kufijtë edhe ambasadores Yuri Kim:

I takon shtetit shqiptar të vendosë përmes parlamentit të vet çfarë bën me sistemin zgjedhor.

Ky është vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit që përmes parlamentit të vendosë se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorën amerikane dhe as të BE e askënd tjetër.

Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë do ti ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë apo jo fjalën sinqerisht nuk më vjen mirë.”

Edhe pse fton kreun e PD-se ne tryezen e keshillit politik Rama është i qartë për të mos lejuar sistemin e koalicioneve parazgjedhore.

"Eshte shpikje shqiptare. Tipike hile. Tani me treni me vagonat fantazem iku ne lume dhe mundesia e populli të zgjedhë deputetin është reale"

Deputetët që votuan kunder
1- Adriatik Alimadhi
2- Fatjona Dhimitri
3- Gjetan Gjetani
4- Kujtim Gjuzi
5- Elda Hoti
6- Lefter Maliqi
7- Erjon Piciri
8- Artur Roshi
9- Zef shtjefni
10- Suzana Topi

Deputetet qe nuk ishin ne seance për shkak të Covid-19

1 -Ralf Gjoni
2- Elio Hysko
 3- Enver Roshi

Deputetet qe munguan për arsyet e tyre:

1-Alma Borova
2-Eneda Papllani
3-Ligoraq karamelo

Pasi u largua nga parlamenti Rama ftoi Bashen për tu mbledhur në këshillin politik duke nisur nga e premtja, në rast të kundërt ai tha se opozita do të qëndrojë jashtë vendimmarrjes sa i takon hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore.

Pjese nga debatet ne Kuvend

Ora 10: 58 Hapja e listave, Hajdari: “Armë” në duart e qytetarëve që të përfaqësohen nga deputetë të denjë, jo matrapazë

Ndryshimin e sistemit zgjedhor e ktheu në kauzë të saj politike pas refuzimit për të djegur mandatin e deputetes e zgjedhur nën siglën e PD, por edhe pse nuk e realizoi këtë, Rudina Hajdari ndihet triumfuese pasi mundi të realizojë hapjen e listave që pritet të votohet sot në Kuvend.

Ora 10: 57 Seanca u përfshi nga debatet mes deputetëve të opozitës parlamentare. Një pjesë e deputetëve janë pro këtyre ndryshimeve, ndërsa kundër tyre u shpreh Adriatik Alimadhi.

Korab Lita: Klasa e vjetër politike kishte mbyllur me çelës votën e shqiptarëve. Alimadhi dhe gjithë kolegët të dalin para publikut të marrin votën e sovranit dhe peshën e qeverisë pas zgjedhjeve ta kenë vetëm për votën e sovranit. Të gjithë si ti rrinë si mizat e kalit në partitë e mëdha. Dil në fushë të mejdanit dhe shih sa të vlen lëkura, bëju deputet dhe hajde përfaqëso kombin.

Adriatik Alimadhi debat me kolegët opozitarë

Opozita denoi braktisjen e dialogut ne keshillin politik

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit kuvend seance plenare ndryshimet kushtetuese

EMISIONET