Zbulohet “Qyteti i Perlave”/ Arkeologët e Emirateve gjejnë qytetin e vjetër në Gjirin Persik

Një ekip arkeologësh në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gjetur qytetin më të vjetër të perlave në Gjirin Persik. Qyteti prej 12 hektarësh funksionoi midis fundit të shekullit të 6-të dhe mesit të shekullit të 8-të, para qytetërimit islam dëshmohet se praktika e perlave ka qenë pjesë e trashëgimisë së rajonit për më shumë se 7000 vjet.

Zbulohet “Qyteti i Perlave”/ Arkeologët e Emirateve gjejnë

Një grup arkeologësh në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gjetur qytetin më të vjetër të perlave në ishullin Sinniyah, në Gjirin Persik. Sipas Departamentit të Turizmit dhe Arkeologjisë qyteti prej 12 hektarësh funksionoi midis fundit të shekullit të 6-të dhe mesit të shekullit të 8-të, para qytetërimit islam.

Gjetjet e studiuesve zbulojnë se qyteti është një nga "vendbanimet më të mëdha të urbanizuara të gjetura ndonjëherë" në atë që sot janë Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe besohet se ka strehuar mijëra banorë, shumë prej të cilëve angazhoheshin në industrinë e perlave. Shtëpitë e komunitetit u ndërtuan nga shkëmbinjtë e plazhit vendas dhe çatitë e tyre prej trungjeve të palmave.

Ndërsa vendbanimet e tjera të perlave dihet se kanë ekzistuar në rajon, ky është veçanërisht unik, tha Timothy Poqer, profesor i asociuar i arkeologjisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pjesë e ekipit që bëri zbulimin.

“Jo vetëm për shkak të moshës dhe madhësisë së komunitetit, por edhe sepse nuk ishte sezonal, funksiononte gjatë gjithë vitit. Komuniteti ishte i populluar dendur me një sërë banesash dhe përfshinte grupe të ndryshme socio-ekonomike”

Banorët e qytetit ka të ngjarë të ishin të krishterë, pasi vendbanimi ndodhet pranë një manastiri të lashtë të krishterë që u zbulua vetëm vitin e kaluar.

Praktika e perlave ka qenë pjesë e trashëgimisë së rajonit për më shumë se 7000 vjet.

"Ne e dimë nga klauzolat historike se kishte tregje të tjera të rëndësishme të perlave në këtë periudhë, por ishte e qartë se perla ishte një industri kryesore për qytetin e sapo zbuluar”

Në momentet e pikut për tregun e perlave, një numër i madh njerëzish ishin të përfshirë në industri. Në Abu Dhabi-n fqinj pothuajse dy të tretat e popullsisë tregtonin perla në shekullin e 19-të.

qyteti i perlave perlave besmira pelushaj

EMISIONET