Teatri Eksperimental publikon listën, ja 7 veprat që do të ngjiten në skenë
7 vepra të rëndësishme, mes tyre edhe për fëmijë do të ngjiten në skenën e Teatrit Eksperimental nga marsi deri në muajin korrik.
Për herë të parë për artdashësit do të realizohet dhe një projekt me qendrën Multimedia të Prishtinës.
“Gadjo”, është përzgjedhur për t’u shfaqur me 28 prill për publikun në kryeqytet.
“Bëhet fjalë për një tekst të ri të shkruajtur nga dramaturgu i ri Jeton Neziraj. Në dijeninë time është i pari bashkëpunim i institucioneve publike shqiptare me institucionet publike të Kosovës”
“Ka një titull “Gadjo” që është një term i komunitetit rom, flet për një seri të sulmeve fizike”
Gjatë këtij sezoni do të rikthehet edhe drama, e cila ka munguar prej kohësh në teatër.
“Ne startojmë me një dramë e cila i ka munguar skenës shqiptare në këto vite”
Për regjisorët e rinj u kërkua më tepër buxhet.
“Regjisorëve të rinj duhet t’u jepet një buxhet paksa më i mirë”
“Teatri i fantazisë”, “Gruaja e thyer”, “Gadjo”, “Dieci danze”, “Now you see her”, “Work shop drama shqip”, si dhe “Gjirafat s’vallëzojnë dot”, janë shfaqjet që do ju shoqërojnë deri në korrik.