PAMJE/ Karnavalet e Shkodrës, ngjyrat e të qeshurat “pushtojnë” qytetin

PAMJE/ Karnavalet e Shkodrës, ngjyrat e të qeshurat

Shkodra është zyrtarisht në javën e festimeve të Karnavaleve, një nga ngjarjet më të dashura për qytetin në veri të vendit.

Prej datës 9 shkurt, qyteti është kthyer në një skenë të hapur me parada karnavalesh, aktivitete për fëmijë, performanca artistike, muzikë, drita dhe surpriza që mbajnë gjallë ritmin e festës.

Parada e karrove, maskat kreative dhe interpretimet artistike sollën një atmosferë të gëzueshme, ku u përshinë qytetarë të të gjitha grupmoshave.

Çdo kostum mbart një histori, çdo buzëqeshje përcjellë entuziazëm, ndërsa ritmet e muzikës e shndërruan qytetin në një festë që bashkoi shkodranët dhe turistët në një aktivitet të veçantë.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga festa spektakolare e Karnavaleve në Shkodër që riktheu emocionin, ngjyrat dhe buzëqeshjet që pushtuan qytetin.

Java e Karnavaleve, e kthyer në një traditë të përvitshme e shndërron Shkodrën në një qytet plot jetë, ku tradita dhe festa ndërthuren për ta kthyer atë në kryeqendrën e festës dhe argëtimit.

EMISIONET