"Nuk dua homazhe mbi kufomën time..", Rama "përmbush" dëshirën e Radojës: Lamtumirë mik!

Kryeministri Edi Rama duket se ka përmbushur dëshirën e aktorit të madh të skenës Guljelm Radoja, i cili kërkonte ta dëgjonin sa ishte gjallë dhe të linin ceremonitë dhe lavdet boshe pas vdekjes.

Në faqen e tij në facebook, Rama shkruan "Lamtumirë mik", duke e shoqëruar dhe me një foto të aktorit.

Aktori i njohur Guljelm Radoja ishte rreshtuar në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në një fjalim të tij në 2018, ai shprehte indinjatën dhe zemërimin ndaj politikës, qeverisë e cila sipas tij nuk përkrah aktorët sa janë gjallë por pas vdekjes u thurin lavde.

"Unë qytetari Guljelm Radoja e sfidoj këtë qeveri, atë (i drejtohet kryetarit të bashkisë Tiranë) ndërsa si aktor nuk do i lejoj të vijnë të bëjnë homazhe mbi kufomën time, siç i sfidoi Bujar Lako dhe Fadil Kujovska dhe Fatos Sela, jo nuk duhet të vijnë të bëjnë show me kufomat tona do shkojmë atje si qytetarë.."

Guljelm Radoja u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas infektimit nga koronavirusi. Ai ndodhet i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" në intubim.

Guljelm Radoja  ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.

Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit "Bylis" të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin "Artist i Merituar".

 

EMISIONET