Guardiola: Ta shijojmë finalen, City nuk do të thotë vetëm para

Guardiola: Ta shijojmë finalen, City nuk do të thotë vetëm

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha pasi eliminoi PSG-të, se skuadra e tij ka tre javë për t'u përgatitur për finalen e Champions League por për të, tani është koha për të "shijuar" këtë arritje. City arriti në finale duke mposhtur Paris Saint Germain 4-1 me rezultat të përgjithshëm pas fitores këtë të martë 2-0 dhe për teknikun spanjoll është diçka e jashtëzakonshme pavarësisht se shumë njerëz e idenfitikojnë skuadrën e tij si klub miliarderësh.

"Historia është tani. Njerëzit mund të mendojnë se Man. City është thjesht para, por nuk është kështu. Është një rezultat i pabesueshëm. Klubi ynë ka investuar shumë me para, por jo vetëm sepse na mbështeti në kohërat e këqija, që ne të arrijmë finalen e parë të Ligës së Kampionëve, është e jashtëzakonshme. Ishim me fat që Mbappe nuk luajti, do të ishte vdekjeprurëse. Duhet ta përgëzoj Mahrez. Ne jemi në finale pasi mundëm një skuadër që eliminoi Barcelonën”.

Tekniku spanjoll arriti finalen e tretë në karrierë në Champions League dhe u mundua të shpjegojë se nuk është aspak e lehtë siç e mendojnë disa.

“Njerëzit mendojnë se është e lehtë. Ata e mendojnë këtë sepse ndodhi në të kaluarën me Barcelonë 2 herë dhe besojnë se tani duhet të ndodhë çdo vit. Të jesh në finale i jep kuptim asaj që kemi bërë në pesë vitet e fundit. Është një kompeticion ku vendosin detajet, United e fitoi Championsin për një gabim të John Terry ndërsa Real Madrid e fitoi në minutën e 93’, pra janë shumë gjëra që duhet të merren parasysh”, u shpreh Pep Guardiola.

 

 

EMISIONET