“Njerëzimi nën sulm!”/ Yuval Noah Harari: Inteligjenca Artificiale ka hakuar sistemin operativ, do ketë krizë të thellë sociale

Inteligjenca Artificiale ka shqetësuar mendimtarët dhe filozofët! Një ndër nejrëzit më me ndikim në shekullin XXI, Yuval Noah Harari në një analizë të tij shprehet i shqetësuar se Inteligjenca Artificiale ka hakuar sistemin operativ të njerëzimit! Ai bën thirrje për kontroll dhe rregulla strikte, ose në të kundërt bota do të zhytet në një kaos social.

“Njerëzimi nën sulm!”/ Yuval Noah Harari: Inteligjenca

Inteligjenca Artificiale ka hakuar sistemin operativ të qytetërimit njerëzor.

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një ndër mendimtarët më të mëdhenj të këtij shekulli, Yuval Noah Harari, i cili në një shkrim të gjatë për prestigjiozen “The Economist” shkruan me shqetësim për fundin e historisë së dominuar nga njerëzit.

“Gjatë viteve të fundit janë shfaqur mjete të reja të Inteligjencës Artificiale, të cilat e kërcënojnë mbijetesën e qytetërimit njerëzor nga një drejtim i papritur. Inteligjenca Artificiale ka fituar disa aftësi të jashtëzakonshme për të manipuluar dhe gjeneruar gjuhën, qoftë me fjalë, tinguj apo imazhe. Në këtë mënyrë ajo e ka hakeruar sistemin operativ të qytetërimit tonë”, thotë ai.

Shqetësimi kryesor për autorin e dy bestsellerëve, është se tanimë Inteligjenca Artificiale mund të krijojë dhe të imponojë kultura dhe mendime të reja tek njerezimi.

“Inteligjenca Artificiale nëpërmjet zotërimit të gjuhës, mund të krijojë marrëdhënie intime me njerëzit, dhe të përdorë fuqinë e intimitetit për të ndryshuar opinionet dhe botëkuptimet tona”, thekson ai.

Teksa sygjeron një kufizim dhe kontroll të inteligjencës artificial sa jemi në kohë, Harari ngre pyetjet shqetësese të cilave vështirë tu përgjgjet dikush në këto momente.

“Çfarë do të ndodhë me shoqërinë dhe psikologjinë njerëzore teksa ajo përballet me Inteligjencën Artificiale në një betejë kundër falsifikimit të marrëdhënieve intime, të cilat më pas mund të përdoren për të na bindur të votojmë për politikanë të veçantë apo të blejmë produkte të veçanta?”, shprehet Harari.

Analizën e tij për prestigjiozen “The Economist” mendimtari dhe filozofi Yuval Noah Harari e mbyll duke thënë se nëse nuk do të këtë kontrolle të Inteligjencës Artificiale do të krijohet një kaos social, nga i cili sipas tij  do të përfitonin autokratët dhe do të shkatërrohej demokracia

inteligjenca artificiale isa myzyraj yuval noah harari

EMISIONET