KUJDES TIROIDEN! Mjekët japin alarmin: 50 deri 60% e popullsisë e prekur, duhet kuruar!
Në javën që mjekësia ia kushton tiroides, ekspertët shprehin rëndësinë që ka zbulimi në kohë. Mjekimi dhe ndjekia e këshillave bën të mundur që të mos preken organe të tjera.
50-60 % e popullsisë në Shqipëri vuajnë nga Tiroidja!
Shkak për këtë është edhe terreni i Shqipërisë, ndërsa mjekët thonë se prek të gjitha moshat duke nisur nga fëmijë.
Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog: “Çdo moshë preket nga gjëndrat e tiroides. Preket më shumë mosha e tretë, por edhe fëmjët jo më pak janë të ndikuar, apo të prekur nga gjendra e tiroides”.
Mostrajtimi në kohën e duhur mund të sjellë probleme në shëndetin e njerëzve, ndërsa ajo ndikon drejtëpërdrejtë në funksionimin e zemrës.
Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog: “Zakonisht zonat që kanë deficit të jodit në ushqimet e tyre janë zonat q ëbëjnë më shumë struma, apo atë fryrjen, apo gushë. Atëherë nëse kjo gushë nuk trajtohet në mënyrën e duhur në moshën fëmijore me kalimin e viteve mund të krijojë lythat apo kokrrat. Mjafton të dimë lidhjen e drejtëpërdrejtë që ka tiroidja me zemrën, që do të thotë se ritmi i zemrës përcaktohet 100 % nga funksioni i tiroides”.
Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji thotë se rënia e imunitetit, ulja e metabolizmit dhe shtimi në peshë janë disa prej shenjave.
Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog: “Trupi dembeloset, ul metabolizmin bazal që quhet, fillon e shëndoshet, fillon e bëhet më përtac, më i lodhur, nuk ka atë energjinë e duhur. Zakonisht janë persona që dhe përditshmërinë e tyre nuk e kryejnë në ritmin e duhur. Tiroidja është një nga drejtorët kryesorë të menaxhimit kryesisht të energjisë, të pjesës psikologjike, të fertilitetit. Pra, është përgjegjëse për imunitetin, e shumë e shumë gjëra të tjera”.
Hashimato është sëmundja autoimmune që shkaktohet nga Tiroidja, ndërsa duhe qenë se ajo është një sëmundje kronike është i nevojshëm mjekimi gjatë gjithë kohës.