Një falje e (pa) kërkuar në letrën që nuk shkoi kurrë! Më fal që nuk munda t'i përmbush premtimet në vepra

Gazetarja Sonila Musai ka prekur zemrat me një letër të publikuar sot.
"I dashur, sot nuk dua të të mërzis por dua t'i lexosh dy fjalë... dy fjalë që mbase skam pas guxim kurrë të t'i them në sy. E di… do që ti them përballë, por s'kam guxim sërish…. Dua të them më fal për gjithçka … jam penduar për gjithçka që të kam thënë...Tani e kuptoj gjithë dhimbjen e fjalëve të thëna dhe jam e trishtuar.
Kam qënë e pasjellshme gabova... Më fal për temperamentin tim të tmerrshëm!
Më fal për fjalët që të kam thënë.
Unë jam e vetmuar pa ty dhe shpirti im është bosh prej vitesh… Sot e kuptoj. Nëse mund të kthehesha në të kaluarën, do të tërhiqja gjithçka kam thënë e kam bërë.
Nuk jam perfekte bëj gabime, dhe kjo është arsyeja pse përfundova duke të lënduar ty por dhe veten. Më buzëqesh si më parë, të lutem! Më vjen shumë keq për gjithçka ka ndodhi.
Më mungon … Më mungojnë shëtitjet, bisedat e gjata. Më fal dashuria ime që nuk munda t'i përmbush premtimet e mia veprat!
Unë e lashë pas dore lumturinë tënde në përpjekjen për të qenë e lumtur, vetëm për të kuptuar se lumturia ime qëndron me ty.
Më fal, të lutem më fal. Edi që pendimi për fjalët e mia nuk do të lehtësojë dhimbjen që mund ta kem shkaktuar. E di dhe që fjalët e mia nuk kanë kuptim, se nuk do të kënaqin dhe as nuk do të lehtësojnë, por shpresoj që të paktën të tregoj keqardhjen time dhe se është një mënyrë më shumë për të kërkuar falje.
Unë i kam shkaktuar plagë dashurisë tonë dhe vetë po e vuaj! Oh, sikur të mund të kthehesha pas në kohë dhe ta rregulloja ... Të kam humbur? Apo ka edhe një shans të vogël për të ndryshuar gjithçka? I dashur, më fal! Tani e kuptoj që kam humbur më të mirën që ka qenë në jetën time...
Merre dorën time dhe le të fillojmë nga e para.
Në çdo rast, dije që të kam dashur, të dua dhe do të të dua gjithmonë! Më fal nëse mundesh dhe nëse vendos për të mos qënë me me mua…
Nëse nuk mund të më falësh dhe të më bësh të lumtur me veten tënde, atëherë dije që do të mbetesh përgjithmonë një diell i ndritshëm në jetën time!"
